Ekipi i Xabi Alonso fiton në transfertë ndaj Heidenheim, Dortmund barazon me Wolsburg

Bayer Leverkusen nuk ndalet më! Në sfidën e Javës së 22 të Bundesligës, skuadra e Ksabi Alonsos triumfoi 2-1 kundër Heidenheimit në transfertë, duke e zgjatur serinë e ndeshjeve të pamposhtura në tridhjetë e dy.

“Aspirinat” zhbllokuan rezultatin në minutën e 47-të me Frimpong. Më pas, Adli dyfishoi rezultatin nëntë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Klajndinst shkurtoi disavantazhin në minutën e 86, por Heidenheim nuk e shmangu dot humbjen.

Leverkusen shkon në 58 pikë në krye, 8 më shumë se sa Bayern Mynihu që luan të dielën ndaj Bohumit. Heidenheim ngelet në kuotën e 27 pikëve. Hofenheimi u mund në shtëpi minimalisht nga Union Berlini, ndërsa Borusia barazoi me Volsburgun.

Verdhezinjtë shkojnë në kuotën e 41 pikëve në vend të aktërt, ndërs Volsburgu ka 24 pikë pas 22 javësh. Në sfidën tjetër, Darmshtadi i Klaus Gjasulës u mund në shtëpi nga Shtutgardi me rezultatin 1-2. Lojtari kuqezi u zëvendësua në minutëne 86 të lojës.

Klan News