Java e 23-të e Bundesligës hapet me fitoren e Bayer Leverkusenit, që ngjitet në kuotën e 61 pikëve në krye të renditjes. Skuadra e Xabi Alonso-s mundi Mainz-in me rezultatin 2-1 në shtëpi.

Që në nisje, vendasit festuan me një gol të bukur të Granit Xhakës, i cili më pas bëri edhe një festim të veçantë. Mesfusori shqiptaro-zviceran bëri sikur u dëmtua pas gjuajtjes, aq sa alarmoi stafin mjekësor. Por tekniku spanjoll e kuptoi rrengun dhe u tha mjekëve që të mos futen në fushë.

Xhaka tha pas takimit se këtë festim e kishte provuar regullisht në stërvitje, e bëri shaka se në këtë mënyrë pas 8 muajsh, edhe ai do të njihej më shumë.

Pesë minuta më pas, Kohr barazoi rezultatin. Takimi u vendos në minutën e 68 me Andrish që shënoi, i ndihmuar edhe nga gafa e portierit Zetner.

10 minuta nga fundi një tjetër telash për miqtë që ngelën me 10 lojtarë pasi Ngankam, u ndëshkua me karton të kuq. Mainz ngelet në vendin e 17 në renditje me 15 pikë të grumbulluara pas 23 takimesh të luajtura.

Klan News