Përfaqësues të institucioneve qendrore dhe të kufirit të Kosovës dhe Shqipërisë janë takuar këtë të martë në Morinë të Kukësit.

Shqetësim kryesor mbeten hapat për qarkullimin normal të mallrave në dy anët e kufirit.

Pa pengesa do të bëhet edhe kalimi i prodhimeve vendase dhe mallrave të dy vendeve edhe në Maqedoninë e veriut.

Sipas vendimit të qeverive përkatëse të gjitha mallrat e Shqipërisë, që nuk mund të eksportohen në vendet perëndimore për shkak të Covid-19, do të kalojnë në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas mbylljes së kufirit Kosovë-Shqipëri, në doganën e përbashkët të Morinës vijon normalisht vetëm lëvizja e pacientëve të Veriut te Shqipërisë  që bëjnë dializën në Prizren dhe Gjakovë dhe gjithashtu lëvizja e mjeteve transportit të mallrave.

Tv Klan