Shkodran Mustafi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës angleze të Arsenal. Sipas mediave ndërkombëtare shqiptari që luan me kombëtaren e Gjermanisë, do të vijojë karrierën tek Shalke 04.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit gjermanë kanë arritur marrëveshjen për të marrë në Bundesligë, Mustafin, i cili kishte disa kohë që nuk po gjente veten tek Arsenal. Shqiptari humbi pozicionin e tij si titullar dhe javët e fundit e ka parë veten në stol.

Tashmë 28-vjeçari pritet që të ketë më shumë hapësira tek Shalke, pasi skuadra gjermane prej disa kohësh ka qenë në kërkim të një mbrojtësi.

Mbrojtësi ka luajtur 151 ndëshje për klubin anglez që nga vitit 2016 kur u ble prej tyre./tvklan.al