Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fundjavë e mbushur me lëvizje furgonash. Ditët e festave kombëtare të shoqëruara me lëvrim njerëzish për datën e shënuar kanë evidentuar edhe një herë furgonët, të cilët sot ishin të vetmit që kanë bërë lëvizje nga Veriu në Jug. Sot janë dashur më shumë së asnjëherë tjetër për studentët të cilët kanë planifikuar udhëtimin drejt shtëpive të tyre.

Studentët kanë qenë më të interesuar për mbarimin e grevës së nisur nga autobuzët e linjave interurbane. Dita e 10 e moslëvizjes nga vendqëndrimi të autobuzëve shënon dhe bllokimin total të qarkullimit interurban edhe në zonat e Jugut. Megjithatë deri në arritje të konsensusit mes të dyja palëve furgonët do të jenë mbizotëruesit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti