Zhvillimet e tre javëve të fundit ku ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS Fatos Nano zhvilloi takime me militantët duke nisur në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, më pas në Vlorë dhe Elbasan kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh për një rikthim të mundshëm të tij në politikë.

Pikërisht për të folur lidhur me këto zhvillime, Nano ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

“Mesa duket jemi në lëvizje. Nuk jam duke kërkuar asgjë personale. Nuk kam ndonjë dilemë se si do të integroheshin kërkesat e projektit tim politik. Në këtë stinë kur nuk kemi takime zyrtarisht elektorale, unë rikthehem në vëmendjen publike për t’iu përgjigjur kërkesave të panumërta të anëtarëve të PS. Gjendja aktuale në Shqipëri nuk lejon më të heshtësh. Të dyja palët, edhe maxhoranca edhe opozita përveç tensioneve të brendshme vazhdojnë të mos kërkojnë hapësira për integrimin e vendit. Imazhi që është krijuar në botë është konflikti, lufta për pushtet, bllokimi i kundërshtarit”, tha Nano./tvklan.al

I ftuar: Fatos Nano, ish-kryeministër.