Lëvizja për Universitetin rinis protestat

Posta

Lëvizja për Universitetin rinis protestat

15:04 14/10/2019

Kërkojnë anulim të Ligjit të Arsimit të Lartë

Teksa mijëra studente iu janë drejtuar auditorëve për të nisur vitin e ri akademik, një grup studentësh, pjesë e Lëvizjes për Universitetin i janë rikthyer protestave.

Të rinjtë protestuan përpara derës së Ministrisë së Arsimit. Ata kërkuan sërish shfuqizim të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe tarifë 0 shkollimi në universitetet publike.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre, të parashtruara në protestat  masive që nisën në Dhjetorin e shkuar.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi