Lëvizje në Policinë e Shtetit! Gazetari Besar Bajraktari mëson se Altin Lila, nga shefi i Komisariatit numër 3 në kryeqytet është emëruar në krye të Komisariatit numër 1.

Në këtë të fundit ishte drejtues Petrit Hala, i cili tashmë është emëruar shef në Librazhd.

Në komisariatin numër 3 është emëruar Bledar Reshka që ka qenë në krye të sektorit të vrasjeve në Elbasan.

Sali Skura është emëruar në krye të komisariatit numër 4. Ndërsa Arben Caka do të jetë drejtor kufiri në Durrës./tvklan.al