Kontakte me ambasadorët, aleatët dhe ekspertët

Lulzim Basha po merr kohën e tij për të dhënë përgjigje mbi qëndrimin mbi një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Ndërsa mazhoranca dhe ambasadorët janë në pritje të një përgjigjeje nga opozita, Basha ka pasur takime këtë të enjte fillimisht me ekspertë dhe juristë të Partisë Demokratike dhe me aleatët e tij në opozitë.

Në fund të ditës, kreu i demokratëve ka përfunduar takimet dhe nuk ka dhënë një përgjigje për draftin e prodhuar nga Këshilli Politik dhe ambasadorët e vendeve perëndimore në Tiranë.

Tv Klan