Nga Leo Messi te Ronaldo, rekordi vendoset nga talenti Grealish

Lionel Messi është padiskutim blerja e kësaj merkato vere. Argjentinasi braktisi skuadrën e tij ku u rrit, Barcelonën pas 18 vitesh pjesë e tyre. Firma për dy vite me Paris St. Germain ishte si një thikë në zemër për tifozët e tij personal, aq më tepër ato të Barcelonës, që akuzuan klubin si përgjegjës për largimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, aq më tepër pa fituar asnjë qindarkë.

Impakti te PSG ishte i menjëhershëm. Për dy orë u shiten fanellat në dispozicion për tifozët, teksa mijëra të tjerë shpresojnë se me Messin në bord, francezët mund të triumfojnë në UEFA Champions League.

Skuadër ndryshoi edhe rivali i madh i argjentinasit, Cristiano Ronaldo. Pas tre vitesh me rekorde, portugezi u largua nga Juventusi për t’u rikthyer aty ku shkëlqeu, te Manchester United. Tarifa e transferimit 23 milionë Euro dhe për futbollistin një kontratë dyvjeçare me opsion për një të tretë. Rikthim në shtëpi edhe për Romelu Lukaku. Sulmuesi belg la Interin për shifrën rekord për Seria A, 115 milionë Euro për të riveshur sërish fanellën e Chelsea.

Blerjen më të shtrenjtë të kësaj merkatoje, duke vendosur edhe rekord për Premier League angleze e vendosi Manchester City, me Jack Grealish. Për 25-vjeçarin Citizens paguan plot 117.5 milionë Euro për kartonin e tij në arkat e Aston Villa-s. Transferime të tjera të bujshme ishin ato të Manchester United, me Jadon Sancho e Rafael Varane, si dhe PSG me Hakimin. Francezët morën edhe dy futbollistë kualitativ, Sergio Ramos e Giannluigi Donnaruma me parametra zero.

Klan News