Shehi: Ku duhet të ndërhyjnë Partizani, Tirana dhe Kukësi

Edhe pse skuadrat kanë nisur fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit, Është periudhë merkatoje dhe të gjithë duan të përforcojnë ekipet. Pasi me ngjeshjen në renditje, dikush duhet të bëjë diferencën.

“Të gjithë kanë të drejtë të pretendojnë në bazë të pikëve ndoshta në gjysmën e dytë të kampionatit”, shprehet trajneri Orges Shehi.

Partizani ka shitur dy lojtarë të rëndësishëm dhe Orges Shehi, thotë se ata duhen zëvendësuar në mënyrë emergjente.

“Ka nevojë për dy tre prekje, Asani dhe Malaj emergjente”.

Tirana që duket se po rilind nën drejtimin e Egbo ka probleme në mbrojtje.

“Tirana ka larguar Kërcikun dhe Imamin, ka probleme fazën mbrojtëse. Strategji e klubit për frymë të re. Besoj se do përforcohet megjithëse nuk po i bën publike. Pa u mbyllur nuk është mirë që të flitet”.

Financat janë të rëndësishme në merkato. Kukësi kërkon të shesë dy lojtarë me vlerë si Et’hemi dhe Limaj.

“Nuk besoj se Kukësi do shesi Et’hemi dhe Limajn. Ndoshta ndonjë përforcmin në kuadrin e përforcimit…”

Kampionati do të rinisë me 22 janar. Deri atëherë, klubet do të kenë siguruar lojtarët që iu duhen duke qartësuar edhe të ardhmen e sezonit.

Tv Klan