3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratën tatimore gjatë periudhës zgjedhore 25 maj-22 qershor do të kalojnë në sitën e Prokurorisë.

Sipas zyrës së ish-zv/kryeministres, Ledina Mandia zyra e protokollit të kryeministrisë u ka hapur rrugë hetimeve të mëtejshme, duke e dërguar materialin pranë organit të akuzës.

Zyra e zonjës Mandia thotë se kjo çështje ishte adresuar në Prokurori që në fillim të muajit korrik, por zyra e protokollit të Kryeministrisë, pa asnjë shkak të ligjshëm nuk e kishte dërguar dosjen pranë këtij organi.

 Tv Klan