Kavajë- Tre persona janë vënë në pranga nga policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin me të cilin ishin duke lëvizur iu është gjetur një armë zjarri. Në pranga kanë rënë:  Jurgen Merkja, 21 vjeç, Emiljano Merkja, 32 vjeç  (vëllai i Jurgenit), Besim Merkja, 23 vjeç. (djalë xhaxhai me dy shtetasit e mësipërm).

Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren “Josif Budo “, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMV” me drejtues Jurgen Merkaj dhe pasagjer Emiljano Merkaj dhe Fatbardh Merkaj u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga Jurgen Merkaj ndërkohë që dy Emiljano dhe Fatbardh janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : armë zjarri tip “Pistoletë” me një krehër me 10 fishekë, 4 aparate celular dhe  mjeti tip “BMV”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga neni 278 në ngarkim të shtetasit J. M., dhe për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”./tvklan.al