Policia ka vijuar monitorimin për mbajtjen e maskës dhe ka ndëshkuar qytetarët që nuk kanë zbatuar Aktin Normativ. Si rezultat i këtyre gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1020 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Po ashtu janë vërejtur dhe 6 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 25 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili./tvklan.al