Forcat e posaçme “Shigjetat” në Policinë e Tiranës kanë arrestuar një 20-vjeçar, i cili akuzohet se po përgatitej të kryente një vjedhje.

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës njoftojnë se  i riu lëvizte i maskuar në rrugët pa ndriçim, për të mos u identifikuar dhe kapur nga Policia.

Po ashtu bëhet me dije se 20-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe krimeve ndaj personit. Policiua

Forcat e posaçme “Shigjetat” dhe “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në rrugën “Hiqmet Delvina”, forca e posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një shtetas me një kapuç në kokë dhe me maskë në fytyrë, i cili mbante një çantë me vete. Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga  shërbimet e Policisë”, njofton Policia.

Po ashtu gjatë hetimeve policia deklaron se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që ky ai mbante me vete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale mjete të cilat i përdorte për të realizuar vjedhjet./tvklan.al