Një i ri ka rënë në pranga të policisë pasi është kapur me armë dhe municione. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se në pranga ka rënë Alked Roçaj, 23 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë në në fshatin Sherisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Nisan” me targë të huaj AA0458, policia ka gjetur dhe sekuesteuar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë tip “TT model 54” dhe 1 krëhër bashkë me 8 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Mbi të riun rëndon akuza për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”./tvklan.al