Një 29-vjeçar që lëvizte me armë me vete është arrestuar nga Policia e Tiranës mëngjesin e kësaj të diele. Autoritetet njoftojnë se  në pranga ka rënë një shtetas i huaj me origjinë nga Palestina me iniciale A.D.

Sipas policisë ky person u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Tashmë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./tvklan.al