Sarandë- Në kuadër të zbatimit të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vijuar kontrollet e shumta me qëllim evidentimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe për kapjen e ndalimin e personave të cilët kryejnë vepra penale.

Si rezultat i kontrolleve është arrestuar 27- vjeçari me inicialet L. Niko, banues në Gjashtë, Sarandë.

I riu është konstatuar në lagjen ”Nr.1”, duke qarkulluar me mjetin tip ”Smart”, në të cilin mbante një armë zjarri pistoletë pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë tip ”TT” si dhe automjeti.

 

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Policia shprehet e vendosur dhe e gatshme për të goditur çdo rast paligjshmërie me qëllim garantimin e një sezoni turistik sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë./tvklan.al