Përbërësit:

100 gr karkaleca

80 gr ullinj

60 gr domate të thara

30 gr kaperi

30 gr borzilok

20 gr majdanoz

1 levrek

1 patate

1 kungull

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Heqim skeletin e peshkut  duke e prerë nga kurrizi dhe pa e prishur formën e tij. Më pas e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë, pasi heqim patatet ziejmë kungujt jeshilë dhe më pas për 30 sekonda karkalecat. Në një tas përziejmë kungujt dhe patatet e ziera, domate të thara pak kaperi, kripë, piper, vaj ulliri. I përziejmë bashkë të gjithë ingredientët dhe me to mbushim peshkun dhe e fusim në furrë që të piqet në 200 gradë.

Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim kokat e karkalecave, me hudhër, borzilok, domate të thara dhe shumë pak ujë. Pasi të ziejnë të gjitha bashkë i kalojmë në mikser që të bëhen salcë dhe i filtrojmë në një kullesë në mënyrë që salca të jetë e njëtrajtshme.

Borzilokun dhe majdanozin i vendosim në mikser bashkë me kaperit, ullinjtë dhe i miksojmë derisa të bëhen krem. Vendosim në pjatë fillimisht salcat dhe mbi to peshkun dhe është gati./tvklan.al