Kapiteni i Polonisë tha se skuadra e kishte takimin nën kontroll

Robert Lewandowski analizon takimin kundër Shqipërisë, që u fitua 0-1 nga Polonia, që kalon në vend të dytë në Grupin I. Kapiteni i përfaqësueses polake u shpreh pas takimit në “Air Albania”për televizionin “Polsat” se kuqezinjtë nuk krijuan ndonjë rast të rrezikshëm dhe se ekipi shfrytëzoi më së miri aksionin që pati.

“Ne e kishim ndeshjen nën kontroll. Shqipëria nuk krijoi ndonjë rast të rrezikshëm. Nga ana jonë, minimalizmi që treguam në fushë ishte i mjaftueshëm që të ndërtonim një aksion e të shënonim një gol. Por e dinim se nuk do të ishte e lehtë. Luajtëm me kujdes. Ishte e vështirë që të bëjë diçka, por ndodh në të tilla takime. Si sulmues unë dua të sulmoj e të krijoj raste, por ekipi ka më shumë rëndësi. Duam të jemi në play-off në këto kualifikuese”.

Momentin kur u hodhën shishe, Lewandowski e quajti pak të rrezikshëm, por ai shtoi se ekipi u kthye në fushë dhe përfundoi takimin.

Goli i fitores për polakët u shënua nga Karol Swiderski në minutën e 77.

Klan News