Rekordi, 40 gola në sezon në të gjitha kompeticionet

Rikthimin në lojë pas një izolimi thuajse 2 mujor, Robert Lewandowski e festoi me një rekord. Në fitoren 2-0 të Bayern, polaku shënoi golin e 40 këtë sezon duke qenë i saktë në 11 metërshin që ekzekutoi pikërisht në minutën e ’40 të takimit.

Lewandowski bëhet kështu futbollisti i parë që barazon rekordin e Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke realizuar këtë sasi golash në 5 sezone radhazi. Teksa kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u luajtur në Gjermani.

Lewa mund ta thellojë rekordin e tij prej 43 golash të vendosur në sezonin 2016-2017. 31-vjeçari ka mundësi të shënojë edhe në ndeshjet e kupës së Gjermanisë, por me gjasë edhe në Champions League, ndeshje që pritet të luhen në muajin Gusht.

Deri atëherë Lewandowski do të synojë edhe trofeun e Këpucës së Artë në Europë, pasi Neymar dhe Mbappe janë jashtë loje këtë sezon.

Tv Klan