Agjenti Zahavi thotë se ëndrra e bomberit polak është klubi katalanas, akuza Bayern për mungesë respekti

Sukseset e Robert Lewandowski te Bajern Mynihu mund të konsiderohen histori, pasi ylli polak kërkon që të largohet në Verë. Këtë e pohoi agjenti i tij Pini Zahavi, i cili shtoi se bomberi ka një ëndërr për të realizuar, të bëhet pjesë e Barcelonës.

Kapiteni i Polonisë e pranoi gjatë festimeve të Bajernit për titullin kampion, se kjo do të jetë ndeshja e fundit me gjermanët, edhe pse kontrata i përfundon në verën e ardhshme.

Sipas agjentit, Bajerni po ia mohon 34-vjeçarit bashkimin me katalanasit, edhe pse ai ia ka bërë të qartë bavarezëve se dëshiron që të ikë. Lewandowski është ndier i parespektuar në muajt e fundit nga bordi i klubit.

Zahavi shtoi se kampionët e Gjermanisë nuk i kanë bërë asnjë ofertë për rinovimin bomberit, ndërkohë që kanë kërkuar 120 milionë Euro për ta shitur.  

Përveç blaugranave, një tjetër klub që e pëlqen Lewandowski është edhe Chelsea, me trajnerin Thomas Tuchel që është një admirues i madh i bomberit polak.

Klan News