Me mijëra fansa përshëndetën blerjen e re te katalanasve në stadiumin “Camp Nou”, që do të mbajë numrin 9

Me mijëra fansa të Barcelonës ishin të pranishëm në stadiumin “Kamp Nou” prezantimin e sulmuesit të ri Robert Levandovski. Polaku do të mbajë veshur fanellën me numrin 9, ndërsa gjatë fazës parasezonale mbajti numrin 12 me blaugranat. Lojtari u bëri menjëherë përshtypje fansave, duke i përshëndetur ata në gjuhën katalanase.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu! Ju faleminderit! Ndihem më mirë se kur kam qenë 29 vjeç. Nuk është çështja që duhet të mendojmë. Nuk ishte e lehtë për mua të largohesha nga Bajerni pas tetë vitesh, por e di se për mua dhe familjen time ishte hapi perfekt e radhës në jetë dhe karrierë”.

Sulmuesi zbaviti të pranishmit në stadium me xhonglimet e tij. Levandovski ka shënuar 238 gola në 253 takime me Bajernin në Bundesligë. Futbollisti 33-vjeçar, firmosi një kontratë katër vjeçare me një klauzolë shitjeje 500 milionë Euro.

Katalanasit i paguan Bajernit për kartonin e tij 50 milionë Euro, ndërsa futbollistit i kishin ngelur edhe 12 muaj deri në përfundim të kontratës.

Klan News