Lewandowski tregon mjeshtërinë



Lewandowski tregon mjeshtërinë

15:15 01/12/2021

Sulmuesi polak realizoi tri herë nga një kënd tepër i vështirë, duke treguar saktësinë në portë

Ylli i Bajernit të Mynihut, Robert Lewandowski ka treguar zotësinë dhe saktësinë e tij në shënimin e golit.

Në stërvitje, tri herë ai ka gjuajtur drejt portës nga një kënd i pamundur dhe e ka futur topin në rrjetë.

Ndërsa bota e sportit vazhdon që të diskutojë në lidhje me vendimin për t’ia dhënë “Topin e Artë” Leo Messi dhe jo kapitenit të Polonisë, ky i fundit dy ditë më pas shfaqi aftësitë e tij.

Një ftesë për sfidë e Lewandowski për futbollistët më të mirë të botës, për të përsëritur veprimin e tij, duke e futur tri herë rdhazi topin në rrjetë nga një kënd mbi 180 gradë. Ndërsa shumica e futbollistëve do të festonin si të çmendur nëse do ta realizonim diçka të tillë, bomberi i Bajernit u mjaftua me një përshëndetje me dorë dhe u largua për të vazhduar stërvitjen.

Deri më tani, polaku ka shënuar 25 gola në 20 takime. Ai u vlerësua me çmimin e “Sulmuesit të vitit”, ndërsa në renditjen e përgjihtshme për “Topin e Artë” mori 33 pikë më pak se sa Leo Messi.

Klan News








Të ngjashme