Lewis Capaldi do të rikthehet në muzikës pas pauzës që mori për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
Miku i ngushtë i këngëtarit skocez, Yungblud, zbuloi se Capaldi është duke përgatitur këngë të reja, ndërkohë që shëndeti i tij mendor është duke u përmirësuar ndjeshëm.
28-vjeçari kishte njoftuar se do të bënte një pushim nga skena muzikore pas performancës së tij në Glastonbury në Qershor 2023, kur ai e pati të vështirë të performonte për shkak të simptomave të sindromës Tourette.
Kjo sindromë është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje ose të lëshojnë tinguj të papritur, të quajtur tike, që nuk mund t’i kontrollojnë dot.
Ky shqetësim nervor prek të gjitha aspektet e jetës së pacientit e që kthehet jo pak herë në një problem në jetën e përditshme, siç edhe e ka rrëfyer vetë këngëtari në intervistat e tij të hershme.
Klan News