Fituesi i garës së Spanjës sinjal skuadrës: Dua të rinovoj!

Oreksi vjen duke ngrënë dhe një gjë e tillë po ndodh dhe me Lewis Hamilton. Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 shpreson që karriera e tij në nivele të larta të mos mbyllet në fundin e sezonit aktual, por të zgjasë edhe më gjatë. 36-vjeçari fitoi garën e Çmimit të Madh të Spanjës, nga ky kishte edhe një tërheqje veshi për drejtuesit e skuderisë Mercedes.

Në konferencën për shtyp pas garës së katërt sezonale, Hamilton tha se tashmë është i gatshëm për të nisur bisedimet për një kontratë të re para pushimeve të verës me skuderinë gjermane.

Nuk duhet të nxitojmë, por mendoj se është e arsyeshme që të nisin bisedimet për një kontratë të re. Është shumë komplekse dhe shpresoj që të ndodhë shumë shpejt. Nuk dëshiroj të jem në pozicionin që kisha herën e fundit, me rinovimin që po zgjatej pa fund”, tha Hamilton.

Formula 1 ka tre javë pushim mes Çmimit të Madh Hungarez më 1 gusht dhe Çmimit të Madh të Belgjikës në fund të këtij muaji. Duke supozuar qëndrimin e Hamilton, Mercedes i duhet të zgjedhë mes shokut të tij aktual, Valtteri Bottas dhe talentit të Williams, George Russell.

Fitorja në Katalonjë ishte e treta për britanikun në katër garat e para të Formula Një duke nisur kështu shkëputjen me rivalin Max Verstappen që numëron 14 pikë më pak.

Klan News