Kampioni në fuqi i botës në Formula 1, Lewis Hamilton është konfirmuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e Formula 1, nëpërmjet një postimi në mediat sociale.

Tashmë Hamilton nuk do jetë pjesë e garës së radhës në Bahrain, pasi icduhet të qëndrojë i izoluar në banesë.

Lewis tani është i izolur në përputhje me protokollet e Covid-19”, bëhet me dije në njoftim.

Më tej shtohet se 6 herë kampioni i botës është në gjendje të mirë dhe Formula 1 i uron atij shërim sa më të shpejtë./tvklan.al