Një numër i madh njerëzish  po i largohen leximit të lajmeve për shkak të ndikimit në humorin e tyre. Raporti për lajmet dixhitale nga “Reuters Institute” deklaron se 4 në 10 persona (38%) evitojnë lajmet në një shkallë nga shpesh në ndonjëherë, krahasuar me 29% që rezultoi në vitin 2017.

Sipas studimit, shmangia nga lajmet është dyfishuar në Mbretërinë e Bashkuar (46%) dhe Brazil (54%). 36% e tyre, sidomos ata nën 35 vjeç, janë shprehur se lajmet iu shkaktojnë humor jo të mirë.

Çështje si pandemia e Covid-it mendohet të jenë një nga arsyet më madhore të rritjes së largimit  nga buletinet e lajmeve, programet dhe artikujt.

Thuajse gjysma e pjesëmarësve, rreth 43% thanë se përsëritja e axhendës së lajmeve, sidomos shumë lajme politike dhe të lidhura me pandeminë, është motiv kryesor i mosleximit.

Një tjetër faktor është vërtetësia sepse 29% e të anketuarve deklaruan se lajmet ishin të pavërteta ose të njëanshme. Besueshmëria në to u përgjysmua në gjysmën e shteteve të studiuara dhe u rrit në vetëm 7 prej tyre.

Megjithatë, shkalla është më lart se sa përpara pandemisë, një tregues që përforcon rëndësinë e medias së besueshme për pjesën më të madhe të njerëzve.

17% prej tyre u shprehën se një arsye e shmangies së lajmeve ishte përfshirja në debate e temave që përpiqen të evitojnë, 16% thanë se i bënin të ndiheshin të pafuqishëm ndërsa 5% i evitojnë lajmet në tërësi.

Në këtë anketim morën pjesë 93.000 njerëz nga 46 shtete./tvklan.al