Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025. Në një aktivitet festiv të organizuar në Shëngjin që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriu, Presheva.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin panaire të artizanatit dhe kulinarisë, ku u promovuan produktet tradicionale dhe vlerat kulturore të zonës.

Gjithashtu, operatorët turistikë prezantuan ofertat dhe paketat për pushuesit vendas dhe të huaj, duke synuar të rrisin atraktivitetin e Shëngjinit si një destinacion i rëndësishëm turistik në bregdetin shqiptar.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se përgjate këtyrë viteve Shëngjin, Talja dhe Lezha ka pësuar ndryshim rrënjësor. Ai ftoi të gjithë që të zgjedhin Lezhën për pushime.

“Kemi nisur zyrtarisht sezonin turistik, i cili padyshim do të jetë gjithë sezoni i mbarë”, tha kryebashkiaku.

Aktiviteti shënoi jo vetëm fillimin zyrtar të sezonit për bregdetin, por edhe një nismë të rëndësishme për promovimin e potencialit turistik dhe kulturor të gjithë qarkut të Lezhës, duke përcjellë një mesazh mikpritjeje dhe bashkëpunimi rajonal.

Tv Klan