Kushtet dhe cilësia e shërbimit, faktorët kryesorë

Me mijëra kanë qenë vizitorët që pushuan pranë bregdetit të Lezhës gjatë muajit Qershor. Janë kryesisht vendas, por nuk mbeten pas as turistët nga Kosova apo të tjera vende të rajonit.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë Lezhë, eventet muzikore si Unum Festival, por edhe cilësia e shërbimit ka ndikuar në rritjen e numrit të tyre.

Sipas tij ndarja e stacioneve te plazhit dhe hapësirave publike për qytetarët ka pasur primare kriteret e sigurisë.

Plazhet më të preferuara nga turistët mbeten Rana e Hedhun, Shëngjini apo Talja. Parashikimet janë të mira edhe për muajin Korrik, në sajë të rezervimeve të bëra në strukturat akomoduese.

Tv Klan