Edhe Lezha ndriçoi nga dritat e pemës së Krishtlindjes, e cila këtë vit u vendos në memorialin e Gjergj Kastriotit.

Moti i keq se zbehu atmosferën festive, ku qindra qytetarë u bënë bashkë për të shijuar këtë moment.

Festës iu bashkua edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili apeloi për paqe e harmoni mes njëri-tjetrit.

Përgjatë periudhës së festave, do jetë i hapur edhe një panair nga bizneset me produktet bio të zonës.

Rrugët e qytetit të Lezhës janë ndriçuar nga dritat shumëngjyrëshe të vëndosura nga Bashkia dhe bizneset.

Tv Klan