Lezha, qyteti që i përngjan një fshati (01 Qershor 1999)



Lezha, qyteti që i përngjan një fshati (01 Qershor 1999)

09:11 01/06/1999

Qyteti antik i Lezhës ka kohë që ka humbur bukurinë e saj të dikurshme. Edhe pse një qytet me mjaft resurse natyrore Lezha aktualisht ka humbur emrin e vjetër. Duke u nisur nga pamja e jashtme, rrugët, Lezha mund të quhet si një fshat me pallate. Banorët prej vitesh janë mësuar me gropat plot ujë dhe baltë. Ndërtimet e jashtëligjshme kanë prishur bukurinë e hershme. Papunësia është një nga problemet kryesore.

Shumica e familjeve lezhiane jetojnë me të hollat që ju dërgojnë të afërmit e tyre nga Italia. Në këtë periudhë dikur Lezha mbushej me mijëra turistë. Lënia në këtë gjendje të mjerueshme të qytetit ndër më të vjetrit në Ballkan me një histori rreth dy mijë vjeçare është një politikë tepër e gabuar apo dhe një lënie pas dore që dëmton jo vetëm Lezhën e banorët e saj por gjithë nivelin ekonomik dhe shoqëror të Veriut të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj




Të ngjashme