Lezha, tre ditë festime për 150-vjetorin e lindjes së Fishtës



Lezha, tre ditë festime për 150-vjetorin e lindjes së Fishtës

19:38 25/10/2021

Ndahen çmimet për autorët më të mirë

Festimet me rastin e 150 vjetorit të ditëlindjes së At Gjergj Fishtës në qytetin e Lezhës kulmuan me një aktivitet të organizuar nga pushteti lokal.

Të pranishëm ishin pedagogë, publicistë dhe përfaqësues të kishës françeskane, të cilët vlerësuan Fishtën jo vetëm si figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, por edhe si një veprimtar politik.

Teksa vlerësoi veprën e Fishtës, kryebashkiaku Pjerin Ndreu u ndal te ndryshimet që ka pësuar Lezha. Në fund u ndanë vlerësime për autorë lezhiane. Çmimin e parë e mori Preç Zogaj. Për 3 ditë me radhë, Lezha u kthye në epiqendrën e festimeve për ditëlindjen e 150 të Fishtës.

Tv Klan








Të ngjashme