Lezhë-Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll –  Tale.

37- vjeçari me inicialet A.I., duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar këmbësorin me inicialet D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al