PoliciaPolicia e Lezhës ka zbuluar një tjetër bazë të prodhimit të bombave artizanele në fshatin Balldre.  Prodhuesi i këtyre bombave është 47 vjeçari Ndrec Mandrea, i arrestuar nga policia. Ai e kryente këtë aktivitet prej disa muajsh në banesën e tij. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 5 kg nitrat amoni e përzier me karburant, 12 kapsolla detonatore elektrike si dhe fitil zjarrpërcjellës.