Punonjësi i Bordit të Kullimit në Lezhë, Nikolin Kola, të cilin e goditën me qytë të pistoletës në kokë dhe i shkrumbuan makinën ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai i ka thënë policisë se ishin dy persona që e kërcënuan dhe i morën makinën, por nuk ka arritur ti njohi ata. Madje ai pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dyshon për çfarë mund ta kenë sulmuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në hyrje të rrugës së fshatit Kakarriq në Lezhë vetëm pak metra nga superstrada Lezhë – Shkodër.  Mjeti tip “Benz” u shkrumbua i gjithi.

Autorët ia morën me forcë pronarit dhe e dogjën vetëm dy km larg. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, përveçse i referohet dëshmisë së Kolës, i cili tha se janë dy persona./abcnews.al