Një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë, ndër to dhe mallra akcize, janë zbuluar në Lezhë nga Departamentit Operativ-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik dhe Tatimet.

Mallrat janë gjetur në automjetin e shtetasit A.V, pas kontrrollit nga autoritet doganore, të cilët kanë kostatuar se ai kishte në automjet 1470 shishe verë, 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike, që nuk i ishin nënshtruar kontrrolit doganor.

Për pasojë u arrestuan në flagrancë shtetasit A.V dhe K.Sh, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallrat e tjerë”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë që policia shpalli në kërkim dhe shtetasin S.Sh, banues në Lezhë, sepse nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky mall ishte për llogari tij. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ”Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”./tvklan.al