Prodhuesi i telefonave  në Korenë e Jugut, LG, ka vendosur që të tërhiqet nga tregu. Reuters bën me dije se tërheqja e kompanisë është bërë për shkak të humbjeve të shumta në vitet e fundit.

LG në këtë mënyrë bëhet marka e parë e madhe e prodhimi të telefonave që tërhiqet plotësisht nga tregu. Tërheqja e kompanisë LG nga tregu, bën që kompanitë e tera të fitojnë terren, sidomos Samsung dhe Apple.

Tashmë në SHBA, pritet që Samsung të fitojë më shumë terren se Apple pasi LG prodhonte telefona me çmim mesatar.

Kompania LG për 6 vitet e fundit ka regjistruar humbje, për shkak të shitjeve të pakta që ka pasur. Llogaritja e humbjeve shkon deri në 4.5 miliard Dollarë.

Tashmë LG do të përqëndrohet  tek prodhimi i automjeteve elektrike, si dhe pajisjeve të mençura./tvklan.al