LGBTI përfshihet në një nga kompeticionet më të ndjekura

Posta

LGBTI përfshihet në një nga kompeticionet më të ndjekura

15:27 11/10/2019

“Dancing on Ice” është një ndër kompeticionet më të ndjekura në Britani.  Pasi mbylli një sezon të sukseshëm, vallëzimi mbi akull vitin që vjen do të jetë një risi që padyshim do ta kthejë në një nga formatet më të ndjekur.

Tradita do të thyhet. Nuk do të shohim më vetëm partnerë të gjinive të ndryshme, por çifte të të njëjtit seks. Por propozimi ka shkaktuar polemika.

Shumica janë kundër, por ka të tjerë që mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të përfshirë komunitetitn LGBTI edhe në spektakle të tilla.

Ndërkohë një ndër balerinët më të vjetër në këtë profesion, Len Goodman, gjatë një interviste për The Sun u shpreh se ai do të ishte i pari që do të braktiste shfaqjen dhe mendon se të njëjtën gjë do të bëjë shumica e teleshikuesve. Megjithatë ai tha se shpreson që të paktën të gjendet një mënyrë e hijshme prezantimi.

Ndërkohë anëtarët e LGBTI-së e kanë mirëpritur këtë vendim dhe shprehen se kjo është mënyra më e mirë që teksa familjet ndjekin spektaklin të diskutojnë lirshëm dhe t’i pranojnë ata si pjesë e shoqërisë.

Klan Plus


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT