Ndërsa turmat brohorisnin emrin e tij, Liam Payne luftonte me djaj të brendshëm. Në podcast-in e Steven Bartlett, “Diary of a CEO”, këngëtari nuk mbajti rezerva për sfidat e tij me përdorimin e substancave dhe alkoolit gjatë kohës që ishte pjesë e grupit.

Edhe pse nuk fajëson askënd për veprimet e tij, ai tha se e gjithë kjo vinte nga fakti që ishte pjesë e një prej grupeve më të mëdha në botë. Të qenurit gjatë gjithë kohës në vëmendje, ndjekja e rregullave dhe fama e lodhnin, ndërsa alkooli ishte mënyra e tij për t’i përballuar këto, pasi “nuk i pëlqente vetja”.

Ka një muaj që jam esëll”, tha ai, por nuk ka qenë gjithmonë kështu pasi shpesh nuk e kuptonte ndikimin e substancave dhe alkoolit në jetën e tij. Kjo zgjati deri në momentin që pa foto të tijat në një festë në varkë, në të cilën ishte i shpërfytyruar dhe kuptoi se duhet të ndryshonte.

Pavarësisht të gjithave, ai pranon se koha e kaluar me grupin ka qenë një nga periudhat më të bukura të jetës së tij. “Tani po kuptoj që jam unë drejtuesi i jetës sime, edhe pse ende nuk ndihem si i tillë”, tha Payne./tvklan.al