Kryeministri pranon zgjedhjet e parakohshme

Shpërthimi i së martës në Liban ka rritur edhe më tej pakënaqësinë e popullit, i cili prej disa ditësh po proteston duke kërkuar largimin e qeverisë dhe elitës aktuale politike. Situata u përshkallëzua pasditen e së shtunës, ku rreth 7 mijë protestues u përplasën me policinë në rrugët e Bejrutit.

Disa protestues hodhën gurë e mjete të tjera piroteknike, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Më pas ata hynë dhe morën në zotërim Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Mjedisit.

Në një fjalim televiziv, Kryeministri Hassan Diab tha se ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme si një rrugëdalje nga kriza. “Ne nuk mund të dalim nga kriza e vendit pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha ai.

Mediat raportuan për një policë të vrarë, ndërsa afro 200 protestues e pjesëtarë të forcave të sigurisë mbetën të plagosur.

Tv Klan