Protestuesit u mblodhën në Sidon për të mbajtur zi për udhëheqësin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah. Demonstruesit mbanin parulla dhe fotografi të Nasrallah duke shprehur pikëllimin për vrasjen e liderit të Hezbollahut. Protesta pati gjithashtu edhe pranë ambasadës izraelite në Aman. Jordanezët fajësuan qeveritë arabe për dështimin për t’iu përgjigjur agresionit izraelit kundër palestinezëve në Gaza dhe Hezbollahut në Liban.

Hezbollahut ka bërë të ditur se do të vazhdojë betejën e tij kundër Izraelit në mbështetje të Gazës dhe Palestinës dhe në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij të palëkundur. Vdekja e Nasrallah është deri tani goditja më e madhe që nisi si fillim me shëprthimin e mijëra pajisjeve të komunikimit me valë të përdorura nga anëtarët e tij dhe që pasoi me një sërë sulmesh vdekjeprurëse në Libanin jugor dhe Bejrut.

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit

Izraeli goditi dhjetëra objektiva të tjerë të Hezbollahut gjatë natës, një ditë pasi njoftoi vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Mediat libaneze thonë se të paktën 15 persona u vranë në sulmet e natës. Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se vdekja e Nasrallah nuk do të kalojë pa hakmarrje ndërsa shpalli pesë ditë zie pas vdekjes së Nasrallah, ndërsa Libani  vendosi tre ditë zie për liderin e Hezbollahut. Irani ka kërkuar gjithashtu një takim urgjent të Keshillit të Sigurimit në OKB pas sulmeve të shumta në Liban.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban ishte i pashmangshëm, Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi se është koha për një armëpushim.  

Klan News