Rama shembull i vërtetë suksesi e frymëzimi 

Kryeministri Edi Rama, priti sot në një bashkëbisedim, trajnerin e mirënjohur të xhudos, Driton Kukën dhe kampionet olimpike në këtë sport, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Në rolin e intervistuesit, kreu i qeverisë zbuloi më shumë për librin e fundit kushtuar trajnerit nga Peja që ka korrur mjaft suksese në Europë dhe në botë të quajtur “ kryemjeshtri”.

Ndër të tjera Rama foli edhe për projektin ambicioz për ngritjen e qendrës kombëtare olimpike që do të jetë një hapësirë moderne për të gjitha ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Po ashtu kryeministri foli dhe për pensionet,  që do ti jepet çdo sportisti në bazë të meritave.

Tv Klan