Më shumë se 2100 biznese të lidhur në tension 20 kilovolt që furnizoheshin përgjatë dy viteve të fundit me çmime pjesërisht të liberalizuar, janë tashmë plotësisht në treg të lirë. Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Enea Karakaçi thotë se çmimi i rregulluar me të cilin përballen këto subjekte, mbetet ende i favorshëm.

Enea Karakaçi: Ne u kemi ofruar atyre që të vazhdojmë t’i furnizojmë përsëri si “OSHEE Group” me anë të kompanisë tonë, furnizues i tregut të lirë sh.a. Të paraqiten pranë zyrave të OSHEE, të lidhin kontratat përkatëse të energjisë dhe po ashtu, është shumë e rëndësishme që këto klientë, siç kanë bërë gjatë gjithë viteve, të vazhdojnë të kryejnë pagesat e energjisë, pavarësisht ndryshimit të furnizuesve. Nuk preken nga lëkundjet e tregut që mund të ketë në vazhdimësi.

Për të përballuar një pjesë të konsumit, rreth 90% e subjekteve kanë zgjedhur që të vetëprodhojnë energji përmes paneleve fotovoltaike.

Enea Karakaçi: Ne, energjinë që ata prodhojnë nga panelet e tyre fotovoltaike, ja njohim në konsumin e tyre mujor. Ju bëjmë atyre një kompensim vjetor për energjinë, duke i marrë ato muaj përkatës që kanë mbiprodhim të tyre, ja marrim në konsideratë në muajt pasardhës.

Sipas kuadrit ligjor, kapaciteti i lejuar për vetëprodhuesit është 500 kilovolt, ndërkohë që interesi më i lartë mbetet nga bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt dhe ato në 20 kilovolt që janë aktualisht në treg të lirë.

Tv Klan