Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ia ka kujtuar politikanëve kosovarë kohën kur ishin shumë afër që qytetarëve t’iu hiqet regjimi i vizave.
Soltes thotë se këshilla e paraardhëses së tij, Ulrike Lunacek, nuk u dëgjua kur ajo vazhdimisht bënte thirrje që të ratifikohej marrëveshja me Malin e Zi.
Soltes, duke e komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt se kosovarëve mund t’iu liberalizohen vizat në muajin mars, thotë se ndonjëherë premtimet e politikanëve nuk përputhen me realitetin.
“
Unë uroj fjalët e tij të ishin të vërteta, por ditët po kalojnë shpejt dhe nuk shoh shumë përparim”,
ka sqaruar Soltes.
Klan Plus