Tiranë– Me një koncert në kryeqytet LIBRA mbylli fushatën e saj elektorale. Mes fjalimeve të shumë të rinjve ishte edhe ai i Ben Blushit, kreut të saj, i cili bëri thirrje për të votuar këtë forcë më 25 Qershor, duke patur si pikë të parë mbrojtjen e shtresës së mesme.

Blushi premtoi se do të rikthejë fuqinë e kësaj shtrese dhe do të çojë në parlament njerëz të zakonshëm, mes të cilëve shumë të rinj.

Blushi:

Ka gjithmonë një kurë për varfërinë, ka gjithmonë një ilaç për varfërinë dhe ky ilaç është LIBRA. Do mbështesim shtresën e mesme të Shqipërisë.

Partia e Ben Blushit premton dyfishim të buxhetit për arsimin, rritjen e minimumit jetik, uljen e taksave për shtresën e mesme, mbylljen e kazinove në qytete dhe votimin e një ligji të ri për pronat i cili do të anullojë efektet e ligjit 7501. TV KLAN