Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Hapet e para librari moderne në Tiranë. Në një kënd në Pallatin e Kulturës sot pasdite Ministria e Kulturës ka inaguruar librarinë më të re dhe më moderne të kryeqytetit. Librari “Adrion” me 800 libra në shqip dhe 1800 në gjuhë të huaj ndihmon më shumë të apasionuarit e librit.

Ministri Edi Rama duke përmendur investimin e fundit të dikasterit të tij tha se kjo librari është ndryshe nga të tjerat, kioska anës rrugës. Por përveç komoditetit dhe pasurisë së titujve, “Adrion” është libraria e parë që ka lidhur kontrata me 8 shtëpi botuese shqiptare.

Në inagurim merrnin pjesë njerëz të artit, kulturës, lexues, politikanë dhe ambasadorë, duke i dhënë një vend që i takon librit dhe dijes./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj