Cilët libra janë best seller në Shqipëri? Ashtu siç të gjithë mund ta kuptojmë, janë librat e shitur më shumë. Shpesh gjatë blerjeve nëpër panaire apo librari, shohim botime që mbajnë stemën best seller.

Por janë pikërisht ata që mbajnë librat në duar ata të cilët i japin kuptim këtij cilësimi, pa diskutuar vlerat që një shkrimtar apo vepër përfaqëson. Duke iu referuar një sajti shqiptar, shihet që për sa i takon librave të shitur në vitin 2009-të statistikat nxjerrin, “Darka e gabuar” Ismail Kadare, i cili gjithashtu edhe për 2008-ën ka qenë nga më të shiturit. “Ali Pashë Tepelena” i Sabri Godos janë shkrimtarët shqiptarë më të lexuar.

Ndërsa për sa i takon letërsisë botërore dhe emrave më të kërkuar të saj, përmenden Dan Braun “Kodi i Da Vinçit”,“Engjëj dhe djaj”, Gjuetari i Balonave” Khaled Hosseini, “Harry Poter” JK Rowling, “Jeta e re” Orhan Pamuk.

Ky është një perceptim i krijuar falë kërkesave në faqet e internetit, i cili ecën paralelisht me të dhënat që vijnë nga shtëpitë botuese. Për të folur lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan personazhet Arlinda Dudaj, Irena Toçi, Virgjil Muçi, Edmond Tupja, Ylli Rakipi, Preç Zogaj, Bevjola Shatro, Ulpiana Lamaj./tvklan.al