“Në përfundim te vitit nëse libri është në gjendje pune për vitin tjetër ai do të merret në dorëzim, në të kundërt nuk do të merret në dorëzim dhe prindi i fëmijës do të ngarkohet për të paguar vlerën monetare të këtij teksti”

, tha Rozalba Merdani

,

përgjegjëse e sektorit të politikave

dhe strategjive të arsimit, më 4 Shator 2018.

Një ditë pasi Televizioni Klan faktoi se plotësimi me ngjyra i disa librave i bën ata papërdorshëm për vitin që vjen, Ministria e Arsimit pranon se këto tekste nuk do konsiderohen të dëmtuara nga nxënësit dhe kësisoj prindërve nuk do u kërkohet të paguajnë. Në një reagim për Tevizionin Klan ministria thotë se ka konstatuar këtë problematike dhe se në fund të vitit mësimor do të bëjë seleksionimin e teksteve.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nuk ka synim që të trysnojë nxënësit apo të penalizojë prindërit nëse libri plotësohet, pasi kjo nismë pilot është në zbatim në vitin e parë të sajë. Në fund të vitit shkollor komisionet do të vendosin çfarë është e vlefshme nga tekstet për t’u ruajtur për vitin pasardhës do të ruhen, kush prej teksteve është i papërdorshëm nuk do të paguhet.”

Kërkesa e librit për ngjyrosje dhe kërkesa e qeverise për tu përdorur vetëm lapsi i plumbit vuri në dilemë mësuesit e klasave të para dhe prindërit e nxënësve.

Tekstet shkollore për klasat nga e para në të katërt u shpërndanë falas në fillim të vitit, për tu mbledhur në fund të vitit shkollor.

Tv Klan