Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në prag të Vitit të Ri, një dhuratë tepër e këndshme për njerëzit që duan, mund të jetë fare mirë edhe një libër. Për të gjithë të interesuarit, në libraritë e ndryshme të Tiranës, kanë dalë në shitje libra të rinj nga autorë të ndryshëm. Për të gjithë të pasionuarit pas letërsisë shqiptare, ka dalë në shitje me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit Petro Marko, botimi i plotë i librit “Hasta La Vista”.

Një nga kryeveprat e letërsisë botërore “Ringjallja” nga Tolstoi është një nga titujt e rinj të dalë në treg. “Rrugët e Ferrit” me autor Visar Zhitin, sjellë për herë të parë për lexuesin një rrymë të re në letërsinë shqipe (burgologji). Ndërsa për fëmijët në treg gjendet libri “Harry Poter”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora